KreuCelebrity

Zbulohen ushtrimet që mbajnë trupin e Jennifer Lopez të tonifikuar!

Çdo ditë e më shumë zgjohet dëshira për të patur një trup të tonifikuar, e tashmë kjo nuk është aspak e pamundur. Mjafton të keni motivimin dhe vullnetin e duhur dhe kompleksi që mund të krijohet ndaj imazhit të trupit tuaj do të largohet një herë e përgjithmonë. Jennifer Lopez, edhe pse pranë të 50-tave, shquhet për trupin e saj seksi, vithet e rrumbullakosura, këmbët e tonifikuara dhe muskujt jo të pakët në zonën e barkut. Të gjitha këto, jo vetëm që kanë bërë vitet të ndalojnë, por mbeten karakteristikat më të kërkuara që femrat kërkojnë për trupin e tyre. J-Lo zbuloi dietën e saj shumë të kujdesshme ushqimore, për të cilën folëm rreth një javë më parë. Por, siç mund ta imagjinojmë, ky nuk është i vetmi faktor ndikues në format e saj seksi. Trajneri personal i këngëtares, ka zbuluar ushtrimet e përditshme që Lopez nuk i shmang kurrë. Gjatë një interviste, artistja ka zbuluar se konsumon shumë ujë para dhe pas stërvitjes, pasi siç thotë ajo: “Hidratimi është gjithmonë më i rëndësishmi për organizmin”. Janë vetëm pesë lëvizje, ato të cilat ndikojnë në çdo muskul të trupit të këngëtares. Fokusi më i madh i drejtohet veçanërisht pjesës së këmbëve dhe vitheve, por ndikimi në zonën e barkut është po aq i vlefshëm sa ushtrimet apostafat për të. Më poshtë do të gjeni levizjet e ilustruara me figurë, si dhe me emrat ekzakte në anglisht, në mënyrë që të keni mundësinë të ndiqni instruksionet e duhura nëpërmjet videove tutoriale të ndryshme në internet. Ndërkohë, mos harroni: asgje nuk do të ishte e vlefshme, pa u shoqëruar me dietën ushqimore të këngëtares, të cilën do ta gjeni bashkangjitur në këtë link: https://bordo.al/2017/06/19/dieta-super-e-shendetshme-e-jennnifer-lopez/

Flexed Knee Pull and Arabesque

Lunge Arabesque

Coupe Push-Up to Attitude

Lifting Side Kick

  Shoulder Balance with Leg Pull

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF