Ai nuk mund të rikthehej asesi për një sezon. Aq më tepër pas atij lumi sharjesh që pati bërë për drejtuesit e ekranit ku këtë fillim vit rinis të shfaqej sërish. Adi Krasta pati një sezon të mirë, por jo të përkthyer njësoj në audiencë. Kosto e asaj që kishte mbjellë, apo ndoshta Top Channel nuk është në ditët e tij më të mira…?! Gjithsesi, mungesa e programit të Krastës të dielën që lamë pas ka krijuar keqkuptime. Edhe pse prezantuesi ikonë i ekranit shqiptar e kishte paralajmwruar mbylljen e programit për këtë sezon, sërish gojët e liga aluduan për një largim të ri të Krastës nga Top-i. Këto zëra duket se kanë mbërritur dhe në veshët e Adit, i cili përmes këtij statusi dhe fotove që ka zbuluar për herë të parë me stafin e tij të ngushtë e besnik, ka pohuar se kjo është skuadra e tij për katër sezone! Duke ju mbyllur gojën kështu komenteve negative dhe duke gëzuar ndjekësit e tij!




Tani nuk do ta njihni më Erën…!




Edhe Klaudia Pepa e paska këtë ves?


Një letër e hapur për fansat nga Adele!


Brad dhe Sienna? Në ëndrrat tuaja!


Elvana Gjata kthehet pas në kohë…




15 VIP-at që pozuan nudo shtatzënë

