KreuCelebrity

I mbani mend “pearl jeans” të Estelës? Ja kush i veshi sot!

Ajo është një nga blogeret më aktive në rrjetet sociale, e si e tillë, sjell kombinime nga më të shumëllojshmet në sytë e ndjekësve. Estela Ujka shihet rrallë e paraqitur dy here me të njejtën veshje, por nuk ka kaluar shumë nga ‘dashuria’ e saj për xhinset e zbukuruara me perla. Gjithmonë me një zgjedhje të ndryshme të bluzave apo xhaketave shoqëruese, ‘pearl jeans’ tërhiqnin jo pak vëmendjen në fotot e Estelës. Stili origjinal i të cilave njihet ndryshe si “Tu es mon tresor pearl jeans” (me një çmim që i kalon $700), duket se ka bërë për vete edhe një nga modelet shqiptare. Ka qenë pikërisht Agnesa Vuthaj, ajo e cila ka zgjedhur të njejtin model, gjatë përgatitjes për “Miss Universe Albania”. Ka mjaftuar një postim në My Story, që të na kujtonte se diku tjetër i kishim parë xhinset në imazh. Edhe pse Agnesa ka treguar shumë pak nga ky stil, pasi fokusi i fotos ka qenë diku tjetër, ne nuk mundemi të mos i listojmë në: “Who wore it better?” Në galeri do të gjeni paraqitjen e të dyja personazheve.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF