Ylli i Barcelonës më në fund i tha ‘Po’ të fejuarës së tij historike, Antonella Roccuzzo, nënës së dy djemve të tyre Thiago dhe Mateo. Një event plot dashuri e puthje i cili u mbajt në Rosario të Argjentinës, përpara 260 të ftuarve. Kjo ceremoni martesore u mbajt në këtë qytet, në veri të Argjentinës pasi kjo është vendlindja e të dy të sapomartuarve. Fituesi për herë të pestë i ‘Topit të Artë’ është shprehur se origjina ka shumë rëndësi për të.
Mes 260 të ftuarve, ka pasur edhe 400 policë që siguruan qetësinë gjatë ceremonisë. Gjithashtu, nuk mund të mungonin miqtë e skuadrës si Gerard Pique e Shakira.
Pasi thanë ‘Po’, të sapomartuarit kanë pozuar në tapetin e kuq përpara 157 gazetarëve të akredituar. Nusja ishte veshur me fustanin e Rosa Clara, ndërsa dhëndrri Giorgio Armani.
Ata u kishin kërkuar të ftuarve të mos u bënin dhurata, por të kontribuonin në fondacionin ‘Leo Messi’ kushtuar fëmijëve të sëmurë me kancer.
Futbollisti dhe modelja janë bashkë zyrtarisht që prej vitit 2007-të, edhe pse janë njohur që në fëmijëri, kur Messi ishte vetëm pesë vjeç. Ai është shprehur se që i vogël i ka shkruar një letër në të cilën i ka thënë se një ditë Antonella do të bëhej gruaja e tij. Ata u rritën së bashku dhe ylli i Barcelonës nuk kishte më dyshime se ajo ishte gruaja e jetës së tij.
Me trashëgime Messi! Në galeri gjeni fotot e eventit!