KreuCelebrity

Ami e deklaron: shqiptarët nuk kanë shije për dasma…

Ajo merret prej 10 vitesh tashmë, me biznesin personal lidhur me organizimin e dasmave. Tashmë i shndërruar edhe në një program televiziv, sipërmarrja e Amit duket se është në ditët më të mira. Rrallë e shohim Amin vetëm në ndonjë foto, pasi këto të fundit lidhen vetëm me salla lokalesh, dekorime, fustane nuserie e shumëçka tjetër të kësaj fushe. I tillë ka qenë edhe postimi i fundit, por ajo çka Ami shkruan poshtë imazhit flet shumë. “Këta të huajt seç kanë një këndvështrim ndryshe për atë çka quajnë të rëndësishme në një dasëm…që në fakt është shumë larg fallcitetit dhe afër emocioneve të vërteta!”, ka deklaruar Ami, e cila në një mënyrë apo një tjetër, shënjestër ka patur organizimet e dasmave nga shqiptarët. Mesa duket, përzgjedhjet e bëra nga çifti i huaj që shihet në foto, i kanë tërhequr as shumë vëmendjen Amit, saqë t’i kushtojë një shkrim jo pak të rëndësishëm në faqen e saj personale. Në galeri do të gjeni postimin e plotë.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF