Ishte një nga të ftuarit e ditës së sotme në “Pasdite në Top Channel”. Duke qenë se daljet e saj në ekran nuk janë aq të shpeshta saç mendohet, nuk mund të mos tërhiqte vëmendjen intervista e fokusuar në karrierën dhe familjen e stilistes. Pyetur se cili person ka qenë mbështetja më e madhe në karrierën disa vjeçare, At’Nikolla u përgjigj: “Enada”, duke e përforcuar dhe më tej mendimin, pas ripërsëritjes së pyetjes. “Unë ia kam dalë gjithmonë vetë, ndoshta nuk kam marrë gjithmonë hapa shumë të mëdha, por ato që kam bërë, kanë qenë të sigurt. Kam qenë gjithmonë e bindur për suksesin tim”, ka vazhduar më tej stilistja, e cila nuk ka lënë pa përmendur se një faktor i rrugës drejt suksesit ka qenë qetësia në familje. “Gimi [bashkëshorti] ka qenë shtylla e shtëpisë, ndërsa fëmijët kanë patur gjithmonë pranë gjyshet, babysitter-at që i duan…me pak fjalë, kam qenë gjithmonë e qetë për të bërë punën që dua.” Enada ka zbuluar gjithashtu, dashurinë për bregdetin francez (vendi i preferuar për pushimet verore), si dhe marrëdhënien e veçantë që kishte me fëmijët, duke rrëfyer se para tyre nuk paraqet aspak një prezencë autoritare prej mamaje. Ende pa plane mbi sfilata në të ardhmen, Enada rrëfeu jo pak për natyrën e saj të thjeshtë, të qetë e asnjëherë stresuese.













Tani nuk do ta njihni më Erën…!




Edhe Klaudia Pepa e paska këtë ves?


Një letër e hapur për fansat nga Adele!
