KreuCelebrity

Sekretet e trupit super-seksi të Monika Bellucci!

Është padyshim një nga aktoret më seksi italiane, me një karrierë të zhvilluar sa në Europë, aq në Hollywood. Klasfikohet si një nga të famshmet që i rezistuan shifrave të moshës, e askush nuk mund të mohojë se format trupore të aktores janë ndër më femëroret, ku spikasin hiret e plota e si pasojë, figura seksi. Mund ta themi me siguri që “është gjenetike”, por kjo nuk do të thotë që Bellucci, si shumë yje të tjerë, nuk kujdeset për trupin e saj. Aktorja ka deklaruar se nuk beson tek gjimnastika e mëngjesit apo fitnesin e sforcuar. Sekreti i aktivitetit fizik për të është noti dhe joga. Ajo shpenzon 45 minuta në pishinë, të paktën çdo katër herë frekuentimi gjatë javës. Bellucci këmbëngul që noti është ushtrimi më i mirë për trupin. Ndërsa joga, i shërben më tepër për qetësinë e mendjes. Përsa i përket ushqimit, aktorja hedh poshtë çdo teori të ndalimit të ushqimit, kur aktualisht je i uritur. Ajo thjesht kujdeset që porcionet të jenë të vogla, duke i dhënë mundësinë vetes të konsumojë çdo gjë që ajo do, vetëm duke patur masën nën kontroll. Dhe natyrisht, nuk mund të mungonte këshilla për konsumimin e një sasie të madhe uji gjatë ditës. Kush nuk e thotë këtë! Epo, pa shumë sforcime, mund të arrini forma të përkryera trupore. Po nuk na besuat ne, ktheni sytë nga ylli italian…

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF