KreuCelebrity

E papritur, çifti i famshëm i balerinëve shqiptarë i japin fund martesës

Në fakt kishte kohë që qarkullonin thashethemet për një ndarje të mundshme mes çiftit, por nga ana e tyre nuk kishte asnjë konfirmim. Mesa duket më në fund balerinët e njohur, Albi Nako dhe Klaudio Pepa janë rrëfyer duke pranuar se gjithçka mes tyre ka marrë fund. Ata kanë bërë publik lajmin nëpërmjet revsitës Class ku kanë treguar se arsyeja e ndarjes ka qenë largësia dhe se gjithçka e kanë arritur me mirëkuptim. Sa i përket karrierës Albi dhe Klaudia janë shprehur se do ta kenë gjithmonë mbështetjen e njëri-tjetrit. Ndërkohë që Albi Nako vazhdon karrierën e tij në Shqipëri, karriera e Klaudia Pepas duket se po shkëlqen jashtë kufijve në shtetin fqinj Itali, ku perveçse është pjesë e balerinëve profesionistë në programin “Amici”, ajo ka hapur edhe një shkollë baleti.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF