KreuCelebrity

Brenda shtëpisë 6 milion dollarëshe të Keira Knightley!

Shtëpia e aktores në New York, është shitur për plot 6 milion dollarë. Edhe pse nuk dihet me siguri pse Keira ka marrë një vendim të tillë, një gjë është e sigurt: ambjentet e apartamentit janë thjesht të mahnitshme! E vendosur në Manhattan, në lagjen TriBeCa, me një hapësirë prej dy katesh, tre dhomash gjumi, dy banjo e me sipërfaqe prej 1163 metra katrorë, Knightley duket se ka jetuar në një shtëpi ëndrrash. Ambjentet janë të arreduara me modernitet, ku mbizotëron druri, ashtu sikurse letra elegante e mureve, sidomos në zonën e dhomës së gjumit – kombinimi i të dyjave jep ndjesinë e atmosferës romantike, gjithashtu. Për më tepër, brenda dhe jashtë shtëpisë ka një hapësirë të konsiderueshme private, prej rreth 270 metra katrorë. Aktorja u zhvendos në vitin 2015 në këtë apartament, të cilin ka vendosur të mos e ketë më pjesë të pronave të saj. Në galeri do të gjeni pamjet nga të gjitha dhomat. (Pyesim veten, ç’shtëpi më të bukur ka gjetur Keira tani…)

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF