KreuCelebrity

Kur Blendi Fevziu ‘çtendoset’ fundjavave…

Është periudha më e nxehtë e vitit, e klima jonë mesdhetare ‘çmendet’ akoma dhe më shumë brenda për brenda kufijve. Ata, të cilët i kushtojnë pjesën më të madhe të kohës televizionit, ndjejnë të nevojshme që të paktën fundjavat, t’i kalojnë diku pranë bregdetit, jashtë Shqipërisë ose jo. E tillë ka qenë e shtuna dhe e diela për Blendi Fevziun, që ka zgjedhur Dhërmiun për relaksin e këtij fillim korriku. Moderatori shihet krejt ndryshe në postimet më të fundit, ku kemi parë shumë foto nën ujë, me në krye Fevziun duke eksploruar. Sikur të mos i mjaftonte një botë e tërë e politikës shqiptare, duket se Blendit i ka interesuar së tepërmi zbulimi i jetës nënujore, një pasion ky që gjendet në jo pak njerëz. Një formë e re kjo e disi e pazakontë për të gjetur moderatorin, që jemi mësuar ta shohim vetëm nën kostumin serioz gjatë drejtimit të emisionit ‘Opinion’. Klikoni në galeri për të parë më shumë.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF