E mbani mend dhuratën që i shoqi i kushtoi Manjola Nallbanit? Po, përparësja që do ta bënte të gdhinte mbi tenxhere. Epo, mesa duket ky çift është ndër më idealët, se siç e thotë dhe vetë shprehja: “Dashuria vjen nga stomaku”. Është ora e drekës dhe çdo gjë në këtë vakt lidhet më shumë se çdo herë tjetër me ushqimin. Nallbani jo vetëm që na ka ngacmuar oreksin me foton e pjatës me peshq të postuar në My Story, por ajo çfarë ka shkruar të shtyn ta kesh zili dyfish! “Kur e ke burrin peshkatar dhe ta nxjerr drekën edhe pa para”, kanë qenë këto fjalët e artistes, që na surprizojnë jo pak. Një herë përparësja, tani peshqit ‘ekonomikë’… Epo, kuzhina duhet të jetë sektori më i preferuar i çiftit. Më poshtë do të gjeni postimin e plotë.