Era është në rrugën e duhur për t’u bërë e famshme në botë dhe kjo tashmë nuk ka më dyshim. Lajmi i fundit nga këngëtarja kosovare, ka të bërë pikërisht me këngën që e bëri të njohur përtej kufijve ‘Bon-Bon’. Duket se kënga është përzgjedhur për të qenë kolonë zanore e “Rough Night”, një komedi me protagoniste Scarlet Johansson. Komedia flet për pesë shoqe gjimnazi të cilat takohen pas 10 vitesh, për të bërë një festë beqarie. Në një prej skenave të filmit, kur shoqet janë duke u argëtuar në një klub, në sfond dëgjohen tingujt e këngës së Erës “Sun e bon, bon bon, edhe nëse sbon, don, don…veç unë e taste si bon-bon”…Si mund të ndihemi pas kësaj, përveçse tejet krenar…