Shumë shpejt ata do të celebrohen si burrë e grua në një ceremoni dasme, që të gjithë ne jemi kuriozë ta shohim se si do të jetë. Para se të vijë dita e dasmës, çifti ka vendosur të kalojë disa ditë pushime nëpër plazhet ekzotike të Amerikës Latine, si për të mbeldhur energji për ditën e madhe. Getoari feston sot ditëlindjen dhe një urim nga gjysma e tij nuk kishte si të mungonte, për t’ja bërë atij këtë ditë edhe më të bukur. Sapo minutat e para kanë prekur datën 3 Korrik, bukuroshja Marina ka uruar të dashurin e saj, në disa rreshta ku duket se thotë gjithçka. “Gëzuar ditëlindjen i shtrenjti i zemrës time! Siç më ke bërë mua të lumtur, dua që me lumturi të të ecë e gjithë jeta! Dua shumë e më shumë çdo ditë #Burrijem”, kanë qenë këto fjalët me të cilat kuroshja e ekranit ka uruar reperin kosovar. Edhe 100 Getoar!
