KreuCelebrity

Profesionet e të famshmëve para se ata të tërhiqnin vëmendjen e botës

Tashmë jemi mësuar me idenë se jo të gjithë yjet kanë lindur të tillë, ashtu sikurse shumica prej tyre janë detyruar të bëjnë punë të rëndomta, shumë kohë përpara se të arrinin të preknin ëndrrën e Hollywood-it. Nevoja për të mbijetuar,tranferimet nga një qytezë në metropol, kushtet e vështira ekonomike të familjes, kanë qenë vetëm disa nga faktorët që kanë shtyrë të famshmit t’i drejtohen të tjera profesioneve. Kështu, emra si Brad Pitt, Nicole Kidman, Johnny Depp etj., kanë qenë të detyruar të vendosen prapa ndonjë banaku lokali apo dyqani, në shërbim të klientëve. Eh, kush e di sa herë amerikanët kanë patur fatin t’ju shërbejë ndonjë yll kinemaje, pa e ditur se çfarë do te ndoshte vetëm pak vite më pas. Fama dhe suksesi i shumicës prej të famshmëve vjen si paketë së bashku me të gjitha vështirësitë dhe pengesat që iu është dashur të kalojnë deri sa kanë prekur majat. Më poshtë, do të gjeni listën e plotë të personazheve, së bashku me punët përkatëse.

Mathew McConaughey – punonjës banke.

Amy Adams – punonjëse tek ‘Hooters’.

Nicole Kidman – terapiste masazhi.

Madonna – punonjëse në ‘Dunkin’ Donuts’.

Jennifer Hudson – punonjëse në ‘Burger King’

Johnny Depp – shitës stilolpsash nëpërmjet shitjeve telefonike.

Lucy Liu – instruktore aerobike.

Beyonce – ndihmës parukiere në sallonin e nënës së saj.

Rachel McAdams – punonjëse në McDonald’s

Julia Roberts – shitëse akulloresh.

Kanye West – paketues rrobash në “Gap”.

Brad Pitt – reklamonte i veshur si pulë, produktet ushqimore të ‘El Pollo Loco’.

George Clooney – shitës në terren (trokiste në çdo derë shtëpie për shitjen e mallit).

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF