Në botën e çmendur të shoubiznesit, mes famës, pasurisë dhe aktiviteteve të ndryshme, koha ka treguar se është tejet e vështirë ruajtja e të njejtës familje për një kohë shumë të gjatë. Si të tillë, yjet na kanë bërë të dyshojmë për çdo lidhje apo marrëdhënie të re, duke menduar kështu më parë shancet që ekzistojnë për ndarje/divorc, se sa të shijojmë bashkimin e tyre si një risi në jetën e secilit. Aludime të tilla ka patur shpesh për çiftin David dhe Victoria Beckham, pas shumë lajmesh mbi tradhëtitë e kryera nga ana e futbollistit, ashtu sikurse për ftohtësinë mes të dyve. Por, asnjë nga këto komente, thashetheme, aludime, nuk ka mundur t’i ndajë ata. Mund të konsiderohet pa frikë, si familja më e suksesshme ndër të famshmit, ku spikat kujdesi i veçantë që David dhe Victoria tregojnë ndaj fëmijëve. Gjithmonë bashkë, të kuruar në maksimum, ata kanë arritur të bëhen të padiskutueshëm kur vjen puna tek tërheqja e vëmendjes. Mëngjesin e sotëm, në Instagramin e Victoria Beckham u shtua një dozë ëmbëlsie, pasi çifti feston përvjetorin e 18-të të martesës. Pas më shumë se një deklarate të fortë dashurie nga ana e David për Victoria-n dhe anasjelltas, çfarë veçohet më shumë nga kjo ditë janë padyshim dhuratat nga fëmijët. Tullumbace shumëngjyrëshe, lule e çokollata – kanë qenë këto disa nga idetë kreative të të vegjëlve Beckham, për një ditë kaq të shenjtë për prindërit e tyre. Epo, ky është vërtetë portreti i një familje të lumtur, apo jo? Klikoni në galeri për të parë postimet e plota.

A e patë look-un e ri të Kate Middleton?


Pamela Anderson, 50 vite sensualitet












Princeshë Diana, një ikonë stili




