KreuCelebrity

I burgosuri më seksi në botë bëhet sërish një ‘bad boy’…Ja çfarë ka bërë kësaj here

Jeta e tij mori një kthesë tjetër, që prej publikimit të fotove nga policia amerikane në vitin 2014 si i arrestuari i radhës për vjedhje dhe armëmbajtje pa leje. Por portreti i tij i bukur nuk mund të linte askënd indiferent, duke u cilësuar si i burgosuri më seksi në botë. Menjëherë pas kryerjes së dënimit, Jeremy Meeks pushtoi pasarelat në Javët e Modës, duke u kthyer nga i burgosur në model. Edhe pse Jeremy është i martuar, tipareve dhe trupit të tij seksi, duket se nuk i ka rezistuar as trashëgimtarja e  ‘Top Shop’ Chloe Green. Ata janë fotografuar në një jaht luksoz, duke u puthur dhe duke kaluar momente intime së bashku. Edhe pse Jeremy vazhdon të jetë i martuar dhe me dy fëmijë, pasaniken e topshop nuk e ka penguar aspak ky fakt dhe ka guxuar të shkruajë nën foton e tyre në Instagram se ky është vetëm fillim. Ndërkohë sipas DailyMail gruaja e Jeremy është tejet e tronditur nga kjo tradhëti fare haptazi e të shoqit. Mesa duket Meeks nuk heq dot dorë ndaj të qenit një ‘bad boy’…

 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF