Ishin një nga grupet më të suksesshme të vajzave, fansat e të cilave i përkisnin më tepër gjinisë femërore. Me shumë hite, që mbahen mend dhe sot, PSD morën famë të jashtëzakonshme, sidomos në 2007. Edhe pse këngët e tyre u cilësuan më tepër si të përshtatshme për adoleshentët, askush nuk mund ta mohojë që gjashtë vajzat, me në krye Nicole Scherzinger, ishin ndër më populloret rreth një dekadë më parë. E kuptojmë që po habiteni me faktin se kanë kaluar plot dhjetë vite, ashtu sikurse kur keni lexuar pak më lartë, me siguri keni bërë pyetjen: “Sa do të kenë ndryshuar në kaq pak kohë?”. Epo, ja që të gjithë adoleshentet, që i patën dikur të preferuara Pussycat Dolls, tashmë i kanë kaluar të 20-tat,e me siguri shijet muzikore iu kanë ndryshuar në mënyrë drastike. Madje, shumë prej jush mund ta kenë harruar popullaritetin e grupit, sepse prej disa vitesh tashmë, ajo e cila është më aktivja në muzikë, pikërisht Nicole, ka tërhequr vëmendjen në të tjera mënyra, duke lënë kështu në hije grupin nga e nisi. Në galeri do të gjeni fotot krahasuese të gjashtë vajzave, nga periudha kur ishin më të famshme, e duke ardhur deri në ditët e sotme. Disa kanë ndryshuar, disa jo shumë…a do t’i njihnit nëse do të shihnit imazhet veçmas të secilës?
