Pas një turi pesëmbëdhjetë mujor, Adele u rikthye në Londër, për të dhënë disa performanca të mbetura për bashkëatdhetarët e saj. U deshën pikërisht dy datat e fundit, që këngëtarja të anulonte koncertet, e të jepte një shpjegim të gjatë për fansat, lidhur me këtë ndryshim plani. Ajo njoftoi se pas një vizite fyti tek mjeku, ky i fundit ia kishte ndaluar të të kënduarit përkohësisht, pasi kordat e zërit të artistes ishin të dëmtuara. “Me siguri, jam sforcuar gjatë performancave të fundit”, ka arsyetuar Adele, që nga ana tjetër nuk nguron të shkruajë: “…mezi pres të takohemi sërish!”. Por, gjatë asaj çfarë këngëtarja ka thënë, për fansat dhe të afërmit, duket se ka lënë një shije të hidhur për bashkëpunëtorët dhe njerëzit më të dashur të saj. “Ndjej sikur kam një mi të ngordhur në fyt…”, ka qenë kjo fjalia përshkruese e Adele, që ka ngritur aludime mbi mos të paturit më kurrë mundësi për këngëtaren që të këndojë. Kordat e saj të zërit mund të kenë pësuar dëme të pariparueshme, që nuk do të bëjnë gjë tjetër, veçse të çojnë në ndalimin e të të kënduarit një herë e përgjithmonë. Burime të afërta kanë thënë se Adele është njoftuar tashmë për të tilla mundësi, e si pasojë e këtij lajmi, këngëtarja po kalon një periudhë të thellë dëshpërimi. E në të vërtetë, është e paimagjinueshme që bota e muzikës të humbasë një zë të tillë. Shërim të shpejtë, Adele…





A e patë look-un e ri të Kate Middleton?


Pamela Anderson, 50 vite sensualitet












Princeshë Diana, një ikonë stili
