KreuCelebrity

Cili nga të famshmit mori një surprizë të tillë për ditëlindje?!

Ndoshta, është ëndrra e çdokujt, që në ditën e tyre të lindjes të surprizohen nga njerëzit që duan më shumë. Dhuratat, por edhe festat apo mbremjet e organizuara në fshehtësi, janë ato të cilat padyshim entuziazmojnë personazhin kryesor të atij eventi. E tillë ka qenë e mbrëmshmja për Getoar Selimin, që mesa shihet nga fotot e ka festuar 35-vjetorin në një mbrëmje të paharrueshme. Marina është treguar më kreative se zakonisht, duke organizuar një mbrëmje surprizë për të dashurin e zemrës së saj. Gjithë çfarë kemi parë deri më tani, vjen nga Alketa Vejsiu, e cila është marrë me dekorimin e ambjentit. Një tryezë mbrëmje jo fort e madhe, e kombinuar kryesisht me ngjyrën bezhë dhe atë të arit, menu e veçantë për secilin, ashtu sikurse një shkrim në pasqyrën prezente në sallë: “Një sen’ që kurrë nuk ndryshon mbetet më i madhi n’ven” – të gjitha detaje këto, kushtuar vetëm Getoarit, në këtë ditë të shënuar për të. Mesa duket, Marinës nuk i mjaftoi vetëm dedikimi publik i bërë mëngjesin e djeshëm për ta uruar Getin. Mbrëmja është organizuar në një nga restorantet e Tiranës, çka na bën të kuptojmë se moderatorja e ka tërhequr reperin pas vetes në vendin e saj të lindjes, edhe për këtë rast kaq të veçantë. Në galeri do të gjeni më tepër detaje nga mbrëmja e djeshme.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF