KreuCelebrity

15 sekretet e bukurisë të Hueyda El’ Sayed!

Nada Biraçi

Mami i Gabrielit na bën të ndihemi keq, sa herë që poston ndonjë foto në facebook, apo instagram pasi duket se çdoherë vitet ikin mrapsht për të. Kulmin e  xhelozisë e arritëm pak ditë më parë kur Hueyda postoi një foto në të cilën tregonte se peshonte 48.4 kilogramë. 40 vjeç, asnjë rrudhë, asnjë thinjë, fizik perfekt, pa asnjë ndërhyrje estetike….Epo kësaj here nuk duruam më dhe ne të Bordo.al i kërkuam Hueydës të na rrëfente sekretet e saj të bukurisë… Ku i dihet ndoshta kemi fatin të dukemi edhe ne kështu, nëse bëjmë si Hueyda….

Tim bir, uroj që ai të ketë fjetur mirë dhe që dua ta puth.

2. Cili është mëngjesi juaj i preferuar?

Kur zgjohem në 5h30 të mëngjesit sepse në orën 6h30 fillon klasa e Bicram Yogas, një stil Yoge që ushtrohet në temperaturën 40 gradë dhe 40 % lagështirë, përgjatë 90 minutash.

3. Cila është rutina ditore e bukurisë tuaj?

Të ushqyerit shëndetshëm, praktika e Yogas, palestrës apo kilometra me biçikletë, si dhe pirja 1,5 litër ujë.

4. Në ç’mënyrë përkujdesesh për flokët tuaj?

Bëj shpesh maska për flokët, me gjalpë Karité.

5. Cilat janë produktet që nuk mungojnë kurrë në çantën tuaj?

Ka disa vite që mundohem të jem sa më natyrale. Kremin e fytyrës e vë në mëngjes në shtëpi, përveç buzëkuqit nuk gjen asnjë produkt tjetër bukurie.

6. Si relaksoheni përpara një takimi apo një ngjarje të rëndësishme. Çfarë bëni?

Nuk jam një njeri që stresohem kollaj. Në situata të vështira nuk bëj ndonjë ritual special, thjesht mundohem të jem pozitive e të them : “Gjërat arrijnë për një arsye”.

7. Si e mbani trupin në formë?

Siç e thashë më lart shumë sport, 4-5 ditë në javë.

8. Ndjek ndonjë klasë sporti?

3 dite Yoga, një ditë palestër dhe një ditë marr biçikletën e dal në natyrë.

9. Cilat janë ushqimet që u jepni proritet në dietën tuaj ushqimore?

Sallatat dhe mishrat e bardhë.

10. Cili është mëkati i ëmbël (përsa i përket ushqimit).

Nuk më pëlqejnë shumë ëmbëlsirat, por ama përpara një cope ‘Foie Gras’, (mëlçi pate) dorëzohem.

11. Cili është stili i të veshurit në përditshmërinë tuaj?

‘Casual chic’.

12. Nëse shkoni në sallon kozmetik, çfarë trajtimesh bëni zakonisht?

Manikyr- pedikyr çdo tre javë

13. Çfarë mendoni kur shiheni në pasqyrë?

Një grua dyzetvjeçare, e cila është në harmoni me veten dhe çfarë e rrethon, dhe që e ka kuptuar qe i vetmi njeri që mund ta ndryshojë është vetvetja.

14. Pas një dite të lodhshme dhe impenjative, çfarë bëni për t’u relaksuar?

Një gotë shampanjë më relakson direkt. (Qesh)

15. Rutina e fytyrës, para se të shtriheni në shtrat?

Vë kremin e natës.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF