KreuCelebrity

Cila është figura që frymëzon Albanën?

E kemi ndjekur çdo të diel Albana Osmanin, si moderatore në  Fun Club në Top Channel. Ajo u bë mjaft e dashur për publikun edhe në sajë të nismës së themeluar prej saj ‘Ti je një luledielli’.

Sot, moderatorja ka ndarë më ndjekësit foton e një figure e cila është burim frymëzimi për të. Bëhet fjalë për një figurë femërore, aktoren hollivudiane Angelina Jolie. Duket se Osmani pajtohet plotësisht me thëniën e aktores: ‘Kur shkoja fillimisht në vendet ku njerëzit po vuanin nga lufta dhe persekutimi, u ndjeva e turpëruar për ndjenjat e mia të trishtimit. Unë mund të shihja më shumë mundësi në jetën time.’

Albana e quan aktoren të bukur si brenda dhe jashtë. Ndoshta mund të kenë qenë aktet humaniste e të bamirësisë së Jolie ato të cilat çuan Albanën në krijimin e nismës dhe misionit ‘Ti je një luledielli’ ku fondet nga shitja e bluzave T-shirt me këtë mbishkrim shkuan në ndihmë të fëmijëve të prekur nga sëmundjet e gjakut, të cilët trajtohen në QSUT.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF