KreuCelebrity

Mëngjes tejet i nxehtë për Rita Orën!

E kemi parë së fundmi në Berlin, e jo për turizëm apo pushime verore. E ftuar për performancë në “The Voice of Germany”, Rita ka treguar shumë nga ky udhëtim, duke filluar që nga dhoma e hotelit, e deri tek hyrja në studiot e televizionit transmetues të formatit. Ndërsa, mëngjesin e sotëm Rita na ka bërë të shohim edhe më shumë seç duhet. Nuk është se nuk jemi mësuar me fotot e saj gjysëm (ose krejt) nudo, por kjo nuk do të thotë që çdo imazh i këtij lloji i publikuar në vijim nuk na tërheq më vëmendjen. Përpara pasqyrës, me një aparat Canon në dorë, këngëtarja ka provokuar duke zbuluar njërin nga gjinjtë e saj. Edhe pse ka vendosur një emojii “R” të kuq në zonën e nxehtë, Rita nuk i ka lënë shumë vend imagjinatës. Si shumicën e herëve, edhe për këtë foto ka zgjedhur filtrin bardh e zi, duke i dhënë kështu një sens më artistik asaj që ka postuar. “Ç’është e mira? Mirëmëngjes”, ka shkruar artistja, edhe pse jemi të sigurt që shumë pak kanë arritur të lexojnë shkrimin. Eh, e ka këtë efekt Rita… Klikoni në galeri për të parë postimin e plotë.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF