Ato janë tre motra Nora, Nita dhe Era, shumë të famshme që të treja jo vetëm në Kosovë. Duket se fama e së voglës, Erës i ka kaluar pritshmëritë. Ajo është një yll në ngjitje, fama e së cilës i ka kapërcyer kufijtë dhe po tenton të arrijë sukses edhe në tregun ndërkombëtar.
Sot këngëtarja Era Istrefi ka ditëlindjen! Ajo ka mbushur 23 vjeç. Ylli i pop-it kosovar, motra e madhe Nora ka bërë një dedikim të veçantë për të. Nora ka postuar një foto të fundit të Erës brune, ja se si e uron ajo: ‘Gëzuar ditëlindjen motra ime e vogël. Ndihem e bekuar që e jetoj jetën me ty pranë. Ti meriton gjithë lumturinë e kësaj bote! Të dua!’
Pas këtij dedikimi, Era ka replikuar duke e falenderuar Norën dhe e ka quajtur atë ‘muzën’ e saj.
I urojmë edhe 100 Erës!

Celebrity
Ja cilin çmim synon Rihanna!


Celebrity
Adele mund të mos këndojë më kurrë…!





Celebrity
A e patë look-un e ri të Kate Middleton?


Celebrity
Pamela Anderson, 50 vite sensualitet









