KreuCelebrity

Kush e refuzon Emily Ratajkowski-n?

Modelja dhe aktorja 26-vjeçare Emily Ratajkowski njihet për fizikun e saj me forma të lakmueshme, por e merrni dot me mend se çfarë i kanë thënë asaj? E quajtur si ‘tepër seksi’ dhe ky pohim mund të rezultojë mjaft i dëmshëm për karrierën e saj.

Jo të gjithë duan të punojnë me të për dy arsye: Konsiderohet se është seksi me tepri dhe gjoksi i saj konsiderohet si i madh! Mbi këtë temë ajo mendon se nuk ka asgjë të keqe, gjoksi i saj është diçka e bukur dhe femërore dhe nuk i ka aspak problem këto reagime.

Ratajkowski u bë e famshme pasi debutoi në klipin ‘Blurred lines’ të Robin Thicke, mori pjesë në filmat ‘Gone girl’, ‘Entourage’, ‘Where are your friends’, pozoi topless me Kim Kardashian dhe mori jo pak kritika në mediat sociale për këtë gjë.

Modelja ka tentuar gjithmonë që të përdorë seksualitetin e saj si një mjet për të promovuar feminizmin.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF