KreuCelebrity

Edhe këtë tipar të Ledionit, nuk e paskemi njohur!

Moderatori i Top Channel dhe bashkëshorti i trashëgimtares së Top Media-s Sara Hoxha, Ledion Liço duket se tani që sezoni televiziv ka përfunduar rishikon programet e përfunduara, në këto ditë të nxehta vere.

Ai ka postuar në Instagram, disa foto gjatë prezantimit të spektaklit ‘The Voice of Albania’. ‘Përse o Zot, çfarë të kam bërë o Zooot’ dhe ‘Nuk është ashtu siç duket. Më besoni’ shkruan ai në këto foto.

Të jetë autoironi e moderatorit kjo vallë? Apo vetëm për të bërë pak humor?

Ai ka vënë syze optike, ka veshur një këmishë të errët me pika të bardha ‘Polka Dots’, si dhe përsipër një xhaketë ngjyrë portokalli. Madje në një koment i marrë është ‘Të rrinë të ngushta syzet’, Liço është përgjigjur se janë të kolegut të tij Eno Popi.

Nuk janë të pakta rastet kur moderatorët i shohin me përçmim paraqitjet e mëparshme skenike të tyre. Një gjë është e sigurt, se Ledionit nuk i ka pëlqyer aspak ky look.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF