KreuCelebrity

Marramendës dhe të talentuar: 10 aktorët më seksi të të gjitha kohërave!

I kushtojmë rëndësi të veçantë gjinisë femërore, kur flasim për bukurinë. Jo se meshkujt nuk tërheqin vëmendje – thjesht, femrat kanë prirjen të bëhën më ‘të para’ përsa i përket këtyre temave. Për këtë arsye, ne sot kemi vendosur të listojmë disa nga aktorët më seksi të të gjitha kohërave. Duke qenë se kriteri i bukurisë, së fundmi, sa vjen e zgjerohet më tepër, kategorizimi i dytë bashkangjitur të parit është: të talentuar! Kjo, sepse emrat që do të gjeni në galeri, nuk u njohën thjesht për tiparet tërheqëse apo karkteristikat tejet mashkullore së jashtmi, por u siguruan që të linin gjurmë në botën e kinematografisë, si dhe t’u shndërronin në fytyrat më të dashura të ekranit. Askush nuk mund ta mohojë bukurinë e Marlon Brando, ashtu sikurse Paul Newman shkëlqeu në performancën përkrah Elisabeth Taylor, aq sa vodhi gjithë vëmendjen e publikut. Përveç Johnny Depp dhe Brad Pitt, që tashmë janë kthyer ndër emrat më klishe hollivudianë, anglezi Tom Hardy po mbledh gjithnjë e me shumë fanse rreth vetes, e për të gjithë ju që nuk po i bashkangjisni dot imazhinn emrit të përmendur, po ju themi se do ta kuptoni kur të shihni foton. Ashtu sikurse irlandezi Michael Fassbender, u bë ndër më të kërkuarit, sidomos pas performimit në filmin “Shame”. Eh, mesa duket hollivudianët janë të destinuar të na thyejnë zemrën me gjithë këtë sharm. Në galeri do të gjeni fotot e 10 aktorëve. Cili është i preferuari juaj?

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF