KreuCelebrity

George dhe Amal Clooney, dalja e parë publike me binjakët!

Më në fund, binjakët e çiftit Clooney kanë bërë një debutim tepër mbresëlënës. Fituesi i Oscar-it dhe avokatja e të Drejtave të Njeriut kanë shkuar në Milano, për të festuar 1-mujorin e foshnjave Ella dhe Alexander.

Familja Clooney ka mbërritur në Milano me një avion privat, George dhe Amal ishin veshur në mënyrë sportive me xhinse dhe mbanin fëmijët në mbajtëset e tyre të posaçme të bardha. Mund ta imagjinojmë sa bukur mund të dukeshin edhe binjakët!

Ella dhe Alexander Clooney lindën në spitalin St.Mary në Londër, në 5 Qershor.

 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF