KreuCelebrity

Sekretet e stilit të Princeshë Diana-s, që nuk i kishit vënë re më parë

Është një nga figurat më të dashura në histori, e cila fitoi zemrat e miliona njerëzve me karakterin e saj tejet human, si dhe stilin krejt ndryshe nga pjesa tjetër e familjes mbretërore. Me ardhjen e muajit gusht, shënon dhe 20-vjetori i vdekjes së Princeshë Diana-s, e tashmë të gjithë e kujtojnë Lady D në mënyrën e tyre. Pas shumë hipotezave të hedhura mbi ndarjen e saj të parakohshme nga jeta, Diana mbetet personazhi më i dashur për shumicën. Stili i Princeshës ka tërhequr gjithmonë një vëmendje të veçantë, e modelet me të cilat është paraqitur kurdoherë, vazhdojnë të mbeten inspirim për botën e modës edhe sot pas dy dekadash. Më tepër se sa cilësia e veshjes, çfarë bënte përshtypje ishte personalizimi i çdo paraqitje të Diana-s. Detajet ishin ato që bënin diferencën, e kjo natyrisht vjen si pasojë e një shije shumë të rafinuar, larg klishesë e të zakonshmes. Ndoshta, askujt nuk i kujtohet koha kur Lady D vendosi dy orë dore në të njejtin kyç, apo zgjedhja e hedhjes së një varëseje të gjatë në shpinën e zbuluar. I njejti aksesor me inicialin ‘D’ ishte si shenjë përfaqësuese e saj, ashtu sikurse hodhi dritë mbi trendin e vendosjes së unazës në gishtin e vogël të dorës. Janë të gjitha këto detaje që plotësonin figurën plot stil të Princeshës, e në galeri do të gjeni të gjitha shpjegimet, shoqëruar me imazhet përkatëse.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF