KreuCelebrity

Olta jep mësim si të sillesh me fansat!

Mesnata e gjeti aktoren duke festuar një event shumë të veçantë, nën shoqërinë e një të afërmes së saj. Me rastin e 31-vjetorit, Olta Gixhari e ka kaluar mbremjen në një restorant të Tiranës, e për këtë mësuam nga profili i saj në Instagram. Mund të imagjinohet, që urime të shumta kanë shkuar për aktoren që në orët e para të mëngjesit, e këtë Gixhari nuk e ka anashkaluar aspak. Duke qenë se fansat janë mbështetësit më të mëdhenj, Olta i ka falenderuar në një mënyrë të veçantë. Me publikimin e dy videove në My Story, mund të shihet fare qartë dekolteja e hapur e fustanit të artistes, të cilën duket që ka për qëllim ta ekspozojë nën vëmendjen e kamerës. Sjellja sensuale e Oltës, nxjerr më në pah feminitetin e saj, duke u treguar kështu mjaft bujare me fansat në orët e vona të mesnatës. “Falemnderit shumë për gjithë urimet. Ma keni zbukuruar këtë natë”, dëgjohet të thotë Gixhari, e cila nuk nguron të dërgojë një puthje për adhuruesit. Epo, Olta po, që di të sillet me fansat! Në galeri do të gjeni postimin e plotë.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF