KreuCelebrity

Firmë dhe vetëm firmë! Lori dhe dashuria e saj për markat prestigjoze

Është padyshim një nga vajzat më me stil ndër rradhët e personazheve shqiptare. Kur vjen puna tek kombinimi, si dhe tek trendet më të fundit, të gjithë i kthejnë sytë nga Lori Hoxha. Gjithmonë në kërkim të së resë, trashëgimtarja e Top Channel nuk preferon ta quajë veten blogere, për aq kohë sa nuk e konsideron si profesionin e saj. Nga ana tjetër, veshjet e ekspozuara në foto janë marramendëse, si për nga cilësia, ashtu dhe për nga çmimi. E me këtë të fundit jemi marrë jo pak, kur kemi zbuluar koston në para të çantës Louis Vuitton apo shapkave Guçi. Normale kjo, për pjesëtaren e një perandorie televizive. Nëse i sheh fotot me vëmendje, kupton që Lori jo vetëm që nuk e ka problem të ekspozojë markat e veshjeve apo aksesorëve të ndryshëm, por duket se kjo i është kthyer në një mani për të rendur kurdoherë pas emrave prestigjoze të modës. Givenchy, Chanel, e së fundmi, Gucci, janë vetëm disa nga më të famshmit e firmave të veshjeve, për të cilat Lori duket se ka një obsesion të veçantë. Duke qenë se postimet në rrjetet sociale nuk mungojnë asnjëherë, kemi patur mundësinë të shohim jo pak nga prodhimet më të fundit të markave të këtij lloji. Në galeri do të gjeni 14 imazhe të ndryshme, ku Lori është paraqitur haptazi me veshje apo aksesorë të cilësisë (kategorisë) A.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF