KreuCelebrity

Flori Mumajesi ia thotë hapur dhe më gërma kapitale Ledrit

Ledri Vulaj feston sot ditëlindjen e 31-të dhe krahas urimeve të shumta që bukuroshi i skenës ka marrë nga fanca dhe kolegë, ai që bie në sy ka qenë urimi që i ka bërë kantautori Flori Mumajesi. Flori ia ka shkruar me gërma kapitale, atë ç’ka mendon për Ledrin dhe ndër të tjera, Ledri për Mumajesin është ARTIST në kuptimin e plotë të fjalës. Ah, por ka edhe një këshillë Muma për reperin nga Kosova dhe atë e gjeni mes rreshtave të urimit që ka shkruar në Instagram. “Nuk ka nevojë ta them unë, por pë rata që nuk e dinë mendimin tim për ty, ja ku po e them hapur…ARTIST në shpirt dhe në atë që ti do më shumë…Gëzuar ditëlindjen Ledri Vula…MOS NDRYSHO”, ka qenë ky urimi që Flori ka shkruar për kolegun e tij. Epo, edhe 100 Ledri, zemërthyesi i estradës shqiptare ?

 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF