KreuCelebrity

Sa kushton të jetosh si Kylie Jenner?

Janë ndër familjet publike më bizare, si për mënyrën e jetesës, ashtu dhe për skandalet që i kanë ndjekur nga pas. Të famshëm pa arsye, por që kanë ditur të bëhen të tillë pa shumë lodhje, Kardashianët janë ndër emrat më të klikuar sot për sot. Kim mori famën për hiret e saj, ndërsa dy motrat e tjera e pasuan me operacione plastike – të gjitha këto të ekspozuara në reality show-n “Keeping Up With the Kardashians”. Duke qenë se e ëma lindi dy vajza të tjera, me një bashkëshort(e) tjetër, Khloe, Kourtney dhe Kim janë motrat më të mëdha të Kendall dhe Kylie Jenner. Kjo e fundit ishte vetëm 17 vjeç kur provoi disa nga  eksperiencat më adulte të kohëve moderne, duke filluar nga ndërhyrjet kirurgjikale, e deri tek të blerit një shtëpi me vlerë mbi 2 milion dollarë. Edhe pse pa asnjë ditë pune të realizuar në jetën e saj, Kylie u listua si ndër adoleshentet më të pasura në botë. Por në të vërtetë, sa kushton të jetosh si Jenner? Edhe pse një shifër e rrumbullakosur, ku përfshihet edhe prona private, totali në fund të llogarisë rezulton plot 3 milion e 92 mijë dollarë (me ca kusure nga pas). Më poshtë, do të gjeni listën në të cilën është bazuar një rezultat i tillë:
Shtëpia – $2.7 milionë
Rolls Royce – $320,000
Qenushi – $50,000
Çantë firmato – $10,000
Bizhuteri – $7,140
Kujdesi për flokët – $5,000
Ngjyruesi bronx i trupit – $350
Thonjtë – $200
Të brendshmet VS – $70
Qerpikët – $30
Jeta është e bukur…ndonjëherë.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF