KreuCelebrity

Armina Mevlani sfidon kërcimtaren profesioniste!

Me ardhjen e sezonit të verës, nuk mund të mungonin as pushimet e VIP-ave. Edhe pse shumë prej tyre po shijojnë bregdetin më tepër  gjatë fundjavave, ‘arratisja’ nga qyteti mbetet ende një zgjedhje e preferuar për ta. Armina Mevlani është parë në plazh dy ditët që lamë pas, edhe pse mbrëmja e së dielës e ka gjetur në një atmosferë krejt ndryshe. Blogerja ka qenë duke darkuar në një restorant, kur një vallëtare e kërcimit bellydance ka performuar për të pranishmit. Por, Mevlani duket se nuk i ka rezistuar ritmit të muzikës, e kështu i është bashkangjitur kërcimtares, duke treguar jo pak nga aftësitë e saj lidhur me performimin e këtij vallëzimi. “Kur nuk ha dot, se dikush po kërcen bellydance, kështu që s’ke çbën dhe çohesh edhe vetë të kërcesh”, ka shkruar Armina, teksa ka postuar edhe dy video të tjera të balerinës. Jemi mësuar ta shohim vetëm nën shoqërinë e muzikës rock, e tashmë jemi surprizuar disi nga atmosfera orientale e paraqitur në postimet më të fundit të Mevlanit. Pak ndryshim s’i bën keq askujt, apo jo? Klikoni në galeri për imazhet e plota.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF