Kombinimet mbeten një zgjedhje individuale, nga të cilat burojnë stilet dhe idetë më të mira të të veshurit. Gjithmonë një inspirim, të famshmit mbeten ata të cilët rrëmbejnë vëmendjen e çdokujt, në secilën prej paraqitjeve të tyre publike.
Një nga ato vajza, që nuk rresht së veshuri gjithmonë modele të guximshme, është dhe Kim Kardashian, e cila mbetet në koherencë me trendet më të fundit. Edhe pse me një stil disi të ekzagjeruar, që ndoshta nuk përputhet me shijet e çdokujt, Kim-it nuk mund t’i mohohet shija në veshje e për pamjen e jashtme në tërësi.
Së fundmi, më e famshmja e Kardashianëve është paraqitur me reçipeta të tejdukshme, të mbuluar me një xhaketë të zezë përsipër ( jo se nuk i kemi parë ndonjëherë gjinjtë e saj). Kjo veshje e sipërme ishte shoqëruar me streçe mëndafshi blu të errët, si dhe sandale me material të tejdukshëm. Një miksim i çuditshëm ky, që nuk i ka pëlqyer të gjithëve. Më poshtë do të gjeni imazhin e Kim dhe ndani mendimin tuaj me ne: si ju duket një kombinim i tillë?


12 VIP-at që besojnë tek alienët…!







Sa kushton të jetosh si Kylie Jenner?










