KreuCelebrity

Kozma Dushi: Nuk kam Facebook, profilin fallco e ka hapur kompozitori…

Nada Biraçi

Sapo BORDO.al publikoi një artikull mbi profilin fallco të këngëtarit Kozma Dushi, disa nga gazetarët e portaleve që u ndjen të prekur nga shkrimi: “Profili fallco i Kozma Dushit, që ju nxorri bojën portaleve” shkruan në adresën tonë duke mbrojtur artikujt e tyre, dhe duke u përpjekur të na bindnin se profili ishte zyrtar i vetë Kozma Dushit. Menjëherë bordo.al shumë të bindur në fakt që ai profil ishte fallco, kontaktoi me këngëtarin, i cili jo vetëm që mohoi ekzistencën e këtij profili dhe akuzoi me emër dhe mbiemër autorin, që fshihet pas këtij profili.

Kozma, a është profili juaj Kozma Dushi Zyrtar, të cilit i janë referuar mjaft portale?

Faleminderit për telefonatën. Jam shumë i shqetësuar për gjithë këto që po dëgjoj të thuhen në emrin tim. Kam kontribuar në muzikë dhe nuk meritoj të fyhem në këtë mënyrë.

Nga e morët vesh?

Ma kanë thënë miqtë e mi, që më telefonojnë gjatë gjithë kohës.

A ju kanë marrë në telefon gazetarë për të verifikuar profilin nëse është i vërtetë apo jo?

Jeni në fakt e para gazetare që më merrni në telefon. Askush nuk ma ka kontaktuar. Dhe ju falenderoj shumë që nëpërmjet jush të them të vërtetën.

Cila është e vërteta?

Unë nuk kam as Facebook, as email, asnjë gjë nga këto. Dhe nuk marr vesh fare nga teknollogjia.

Kush mendoni se fshihet pas këtij profili nën emrin tuaj?

Në emrin tim janë disa profile. Por këtë të fundit unë e di kush ma ka bërë. Ai është një djalë i keq, që vjen nga një familja shumë e mirë. Nga një baba, i cili ka pasur një kontribut të rëndësishëm në muzikë, madje i ati më ka kompozuar këngën “Lot me ty o djalë”, i respektuari Vladimir Kotani. Por, s’mund të them të njëjtën gjë për të birin, Miron Kotani, i cili është autori i gjithë kësaj. Kam informacione që këtë gjë ua ka bërë edhe artistëve të tjerë duke i dëmtuar. Dhe nuk e di arsyen përse…

 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF