Ndërkohë që të gjithë presim që çifti simpatik, princi Harry dhe e dashura e tij Meghan të ndajnë datën e martesës duket se një skandal është gati për të plasur në familjen mbretërore. Ish-bashkëshorti i Meghan Markle ka marrë një ofertë të majme, ku i janë ofruar 1 milion dollarë, që ai të tregojë gjithçka di për të fejuarën e princit Harry.
Trevor Engelson dhe Meghan patën një martesë prej dy vitesh dhe u divorcuan në vitin 2013, ku më pas aktorja nisi romancën me princin. Ish- bashkëshorti i aktores thuhet se e ka shqyrtuar si mundësi që ai të tregojë gjithçka di për Meghan, duke treguar të gjitha anët e errëta të saj, si detajet për jetën seksuale që ai ka patur me Meghan, divorcin e prindërve të saj, si dhe një romancë jashtë martese që aktorja mendohet të ketë patur. Nëse të gjitha këto dalin në dritë do të plasë një skandal i vërtetë në pallatin mbretëror anglez.