KreuCelebrity

Kush nga të famshmet shkëlqeu më shumë gjatë pritjes së ëmbël?

Është periudha më e dashur për prindërit, edhe pse askush nuk mund ta mohojë që femrat e përjetojnë më së shumti, e jo më kot. Lidhja e nënës me fëmijën bëhet qëkur i vogli ndodhet në bark, e një marrëdhënie e tillë vazhdon përgjatë gjithë jetës.

Përpos instikteve mëmësore, që lindin së bashku me sjelljen e fëmijës në jetë, pritja e ëmbël e ndryshon femrën për së jashtmi, po aq sa dhe në karakter e maturi. Është e vërtetuar që vajzat apo gratë gjatë shtatzënisë, marrin një pamje të shndrritshme, që vjen si një ndryshim i vetëm në tërësi, të cilin nuk mundemi ta shpjegojmë me fjalë të thjeshta. Ndodh që flokët të zgjaten e të shtohen më shumë se zakonisht, ashtu sikurse thonjtë mund të bëhen më të shëndetshëm etj.

Por, jo të gjithë janë dakort me këtë, duke u treguar pak skeptikë për të besuar një gjë të tillë. Epo, ne kemi rastin më të mirë të tre vajzave shqiptare, të cilat morën një pamje mahnistëse përgjatë nëntë muajve pritje, duke na shpërfaqur ëmbëlsinë që i karakterizonte më së tepërmi në këtë periudhë. Nora Istrefi, Tuna Sejdiu dhe Emina Cunmulaj – janë këto të famshmet që do të gjeni në galeri, me imazhet para dhe pas lindjes. Kush shkëlqeu më shumë gjatë shtatzënisë?

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF