Është një nga figurat më të dashura të muzikës shqiptare, e cila përpos talentit, fansat e duan edhe për paraqitjen klas dhe modestinë që e karakterizon. Duke postuar jo rrallë foto apo shkrime në lidhje me familjen e saj, kishte ardhur momenti që Manjola të zbulonte diçka më shumë lidhur me dikë tepër të veçantë për të, pikërisht bashkëshortin.
Shkas është bërë ditëlindja e këtij të fundit, që Manjola të publikojë një foto krahë për krah të të shoqit, imazhin e të cilit e kemi parë shumë rrallë. “Gëzuar ditëlindjen, dashuria e jetës time”, ka shkruar Nallbani, duke shpalosur kështu një anë tjetër të karakterit të saj. Çifti shihet shumë pranë njëri-tjetrit, e urimet për ta dhe të shoqin e Manjolës në veçanti nuk kanë të ndalur. Edhe pse për protagonistin e ditëlindjes kishim dëgjuar më shpesh vetëm nga ato çka kishte thënë artistja, mesa duket kishte ardhur çasti që Nallbani të mos tregohej më aq e rezervuar. Duke i uruar ditëlindjen (siç e do zakoni), ju ftojmë të shihni në galeri postimin e plotë.