KreuCelebrity

I lidhur me Luanën, por do bëjë burg për Dafinën

I dashuri i Luana Vjollcës është dënuar me gjashtë muaj burg, për shkak të një sherri që ka patur disa vite më pare me Ledri Vulajn. Në vitin 2012 ai pati një konfrontim fizik me këngëtarin. Gjykata Themelore e Prishtines ka marrë ditën e sotme vendimin për dënimin e Krenar Çoçaj, i cili mesa duket ka qenë fajtori për përplasjen mes tij dhe Ledri Vulës. Sipas Ledrit arsyeja pse Çoçaj e ka goditur këngëtarin ka qenë xhelozia, pasi Ledri atë kohë ishte i lidhur me ish të dashurën e Krenarit, këngëtaren Dafina Zaqiri. Krenar Çoçaj dhe Dafina Zeqiri kanë patur një lidhje të gjatë, por që mori fund në vitin 2012. Ndërkohë sot Krenari ka krijuar një marrëdhënie dashurir me Luana Vjollcën.

 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF