KreuCelebrity

Hueyda El Saied kundër Ministrisë së Kulturës për cirkun!

Është një ndër problemet më aktuale të kryeqytetit, pa çka se ndonjëherë, media nuk e përdor fuqinë e saj për të dalë në mbrojtje të vlerave kulturore e artistike të vendit. Cirku i Tiranës kërkohet me çdo kusht t’i kthehet (si tokë) ish-pronarit. Duke mos llogaritur faktin se cirku është i lokalizuar prej dekadash pas Muzeut Kombëtar, ajo çka vret më shumë është fakti se Ministria e Kulturës ende nuk është prononcuar lidhur me gjetjen e një lokacioni të ri.

Pasditen e sotme, një reagim i denjë ka ardhur nga Hueyda El Saied, e cila ka zbuluar një historik të tërë personal në Cirkun e Tiranës. “Unë kam një lidhje shpirtërore me atë vend…”, ka shkruar ndër të tjera El Saied, që rrefen se ka qenë pikërisht gjyshja e saj që ka kënduar aty, ashtu sikurse dhe vetë balerina është përgatitur për konkursin e Shkollës së Baletit, aty, në arenën e cirkut. “Kam kaq shumë dashuri e respekt për artistët e atë tempull arti që mbart kujtimet e fëmijërisë sonë, sa do të dëshiroja shumë, që me 14 korrik, ditën e premte të isha pranë artistëve të Cirkut të Tiranës, të cilët do të përballen me përmbaruesit…”

Pas emocioneve, lëvdatave e kujtimeve të shprehura në jo pak rreshta, Hueyda kritikon Ministrinë e Kulturës për mosdeklarimin e asnjë lajmi të mëtejshëm mbi pozicionimin e ri të arenës. “Çfarë fatkeqësie! A mund të më thotë dikush se për çfarë shërben një Ministri Kulture, kur nuk mbron të drejtat e artistëve dhe i lë të pastrehë? Mbroni Cirkun e Tiranës, mbroni artin!”, ka përfunduar El Saied, duke shprehur mbështetjen e plotë ndaj kësa celule jo të vogël të artit vendas.

Lind pyetja: a ka mbetur gjë pa ia zhveshur historinë….?

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF