KreuCelebrity

Ardit Gjebrea e edukon ndryshe Anën!

I njohur jo vetëm si kantautor, por edhe si një nga moderatorët më të suksesshëm në Shqipëri, Ardit Gjebrea është bërë pjesë e familjeve shqiptare, me anë të daljes së përjavshme në ekranin televiziv. Një e dielë e rezervuar vetëm për të, Gjebrea njihet ndryshe si ai i cili vërtë di të kënaqë masën, në një mënyrë apo një tjetër.

Sa herë flitet për familjen, Arditi nuk lë rast pa përmendur Anën, vajzën e tij të vogël. E dëgjojmë aq shpesh emrin e vogëlushes, saqë duket sikur shumë shpejtë do t’i vjedhë vëmendjen të atit. Për të mos thënë që ka filluar që tani! Këtë pasdite, Arditi ka postuar një foto në Instagram, ku shihet së bashku me Anën në një serë. “Në sera, tek xhaxhi Miri dhe teta Luli, që të mësohemi se si vilen perimet, frutat dhe zarzavatet.”, ka shkruar artisti, duke rrëfyer kështu, pak nga edukimi që i jep Anës si baba. Çfarë bën përshtypje, është iniciativa e Gjebreas si prind, për ta afruar të voglën më pranë natyrës e punës së zakonshme. Një shembull për t’u ndjekur ky, në fakt. Më poshtë do të gjeni postimin e plotë.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF