KreuCelebrity

Lori sapo e bëri këtë pasdite edhe më të nxehtë…!

Në këto ditë të nxehta, nuk kishte si të mungonte prania e Lori Hoxhës në plazh, edhe pse nuk jemi habitur aspak, kur e kemi parë duke shijuar klimën tropikale të ishujve të huaja, gjatë të ftohtit në Shqipëri. Duke tërhequr vëmendjen si gjithmonë, Lori ka nxehur edhe më shumë temperaturat këtë pasdite.

Dy ditët e fundit, kemi parë diçka më tepër se sa thjesht modë e tendencat më të fundit. Trashëgimtarja e Top Channel do të jetë pjesë e një projekti të ri, prodhuar nga Digitalb, i cili do të drejtohet nga prezatuesja Bora Zemani. Nuk dihet ende se kur do të figurojë Lori në këtë program, por duket se kjo pyetje nuk është prioritet për momentin. Ka mjaftuar një foto e Hoxhës për të na larguar vëmendjen nga çdo gjë tjetër, e jo më kot. Veshur me bikini, zhytur jo plotësisht në ujë, duke pozuar në profil për kamerën, Lori shfaq format seksi trupore, si rrallë herë. Trupi i tonifikuar, i ekspozuar në një kostum plazhi të ngushtë, shkon shumë për shtat me ditët e nxehta të kësaj vere.

“Sea la vie”, ka qenë shkrimi shoqërues i Lorit poshtë fotos, duke na kujtuar dhe një herë dëshirën që ka për të luajtur me fjalët në anglisht. Nuk ka mbetur pa komentuar as Xhesika Berberi, e cila ka shkruar: “Zjarr” për motrën e madhe të familjes Hoxha. Në galeri do të gjeni postimin e plotë. Shumë vapë, apo jo?

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF