Është ndër aktoret më të mira të të gjitha kohërave, çmimet e së cilës nuk do të mjaftojnë kurrë për të shprehur talentin e saj të pamasë. Ende aktive në karrierë, Meryl Streep mbetet e preferuara e shumicës, jo vetëm për anën aktoriale, por edhe karakterin e saj jashtë ekranit.
Çdokush që e ka ndjekur sadopak aktoren, ka njohuri pak a shumë mbi natyrën feministe të Streep. Si e tillë, ajo ishte dhe një nga amerikanet më anti-Trump të mundshme, që ndër të tjera nuk nguroi të shprehte mendimin e saj lirshëm lidhur me këtë fakt. Ditën e djeshme, Meryl ka shprehur ndryshe mosdakortësinë me Presidentin aktual të Amerikës, duke u paraqitur me një çantë, dizenjo e së cilës ishte printimi i një fotoje të Barack dhe Michelle Obama.
Si shumë amerikanë të tjerë, mesa duket edhe Streep po e ndjen së tepërmi mungesën e çiftit Obama. Aktorja është parë në setin e xhirimeve të filmit të ri, ku paraqitet me një aksesor të tillë, teksa largohet nga kabina private. Çanta e personalizuar nuk dihet ende se cilës firmë i përket, por mesazhi që ajo përcjell e bën disi më të parëndësishëm këtë fakt. Klikoni në galeri për imazhet.

Ardit Gjebrea e edukon ndryshe Anën!

Era ju paralajmëron të mos dashuroni…!









12 VIP-at që besojnë tek alienët…!







Sa kushton të jetosh si Kylie Jenner?

