KreuCelebrity

Blake Lively rrëfen sekretet e trupit të post-shtatëzënisë!

Ajo është një ndër aktoret më seksi të momentit, e cila spikat për stilin dhe format e saj trupore. Gjithmonë në top-formë, Blake Lively surprizoi publikun me shfaqjen në filmin më të ri.

Roli i protagonistes e detyroi aktoren të performonte me bikini, e deri këtu nuk ka asgjë të habitshme. Po sikur t’ju themi që trupi bombastik që shfaqet në film i përket një periudhe vetëm tetë muaj pas lindjes?! Po, për aq pak! Modestia që e karakterizon, e ka shtyrë aktoren të tregohet bujare, duke ndarë me fansat sekretet e të atilla formave fizike.

Duke deklaruar se e dashuron ushqimin, Lively rrëfen se i është dashur të heqë dorë vetëm nga dy përbërës. “Për tetë muaj nuk kam konsumuar asnjë ditë të vetme sojë dhe glute. E di që duket e lehtë, por nuk është aspak”, ka theksuar aktorja, duke shpjeguar edhe më tej: “Kjo nuk do të thotë që organizmi nuk është furnizuar me sheqer, pasi kjo është e pamundur… Thjesht duhet gjetur balanca mes proteinave, karbohidrateve dhe perimeve. Nuk është fundi i botës”. Krahas kësaj diete të zgjedhur, Lively i është përkushtuar edhe ushtrimeve fizike, por jo duke e tepruar me to. Super trup, Blake!

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF