KreuCelebrity

Beyonce thyen internetin! Kur askush nuk e priste, publikon foton e binjakëve

Nëse revistat prestigjoze të botës po bënin gati miliona dollarët për të marrë të drejtën e publikimit të fotove të binjakëve të çiftit të famshëm Beyonce-Jay Z, këngëtarja u bën një surpzrizë të gjithëve. Duket se kësaj here, ndryshe seç bëri me vajzën e parë Blue Ivy, Beyonce ka vendsour të tregohet tejet bujare, duke postuar krejt papritur në llogarinë e saj në Instagram foton e binjakevë tashmë 1 muajsh. “Zoti Carter dhe Rumi, 1 muajsh sot”, shkruan diva e pop-it në foton e postuar. Mesa duket pjestarët e rinj të familjes Carter kanë dalë nga spitali, ku qëndruan për mëse dy javë, për shkak se lindën pak para kohe dhe tashmë janë gati për t’ju bashkuar familjes së famshme me mami Beyonce, babi Jay Z dhe motrën e tyre të madhe Blue Ivy.

 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF