Edhe pse ende nuk kemi parë sa duhet nga VIP-at shqiptarë, për disa prej tyre vera është pasyshim sezoni që duhet shijuar në maksimum. Të njejtin mendim ndan edhe Marina Vjollca, që mesa duket nuk po ia kursen vetes relaksin e luksin e të pushuarit pranë bregdetit.
Mëngjesi i kësaj të diele të vrenjtur, ka nisur plot me diell për moderatoren, e cila na lë të kuptojmë që ndodhet jashtë vendit. Edhe pse me dyshime, mund të themi se Marina po shijon ditët e nxehta në vijën bregdetare italiane, e këtë e mësuam nga postimet më të fundit në My Story. Sikur për të mos i mjaftuar udhëtimi në Amerikë, moderatorja shihet në një jaht, teksa paraqet bukurinë e vendit përreth. Qiell i kaltër, det e shkëmbinj – a nuk është ky përshkrimi për një verë perfekte?
Ende nuk dihet nëse bukuroshja e ekranit është nën shoqërinë e Getoarit apo jo, por një gjë është e sigurt: dallohet qartë që Marina po e shijon në maksimum ditën e shtatë të javës. Klikoni në galeri për postimin e plotë.