Gjithë çfarë po shohim së fundmi nga Dafina është…Amerika. Në pritje të ndonjë projekti të ri muzikor, tashmë interesohemi më tepër për Dafinën nga ana e stilit, e disi më shumë për jetë e saj private. Edhe pse kishim parë një mashkull që shfaqej gjithmonë (edhe pse asnjëherë plotësisht) në postimet e Duffy-t, ende nuk kishim zbuluar diçka më shumë mbi të dashurin e ri të këngëtares.
Me rastin e ditëlindjes së tij, Zeqiri nuk ka nguruar të publikojë imazhin e plotë të djalit, duke mos u mjaftuar vetëm me kaq. Është dashur një organizim mes miqsh e të afërmish , që artsitja të na zbulojë pak nga jeta e saj private. Pas fotos pranë tortës, ku çifti duket shumë pranë njëri-tjetrit, imazhi pasues sjell një frymë akoma dhe më romantike, pasi shohim Dafinën teksa puthet me të dashurin. “Jeta ime. Gëzuar ditëlindjen”, ka shkruar këngëtarja, duke na dhënë kështu imazhin e një lidhje të lumtur. Në galeri do të gjeni postimet e plota.

Djali i vogël i Xhemit, kopje e së ëmës!














Ardit Gjebrea e edukon ndryshe Anën!

Era ju paralajmëron të mos dashuroni…!



