KreuCelebrity

Elvana nuk e harron origjinën e kjo video e vërteton më së miri!

Të gjithë i kemi sytë nga Elvana, e kjo jo pa arsye. Për aq kohë sa po bën ‘zhurmë’ në industrinë botërore të muzikës, kjo shqiptare pritet të na bëjë krenarë gjithmonë e më shumë.

Mbrëmja e sotme na ka surprizuar jo pak, e kjo vetëm falë Elvanës. Publikimi i një video në Instagramin e këngëtares ka treguar shumë në pak sekonda. Edhe pse nuk kuptohet qartë vendodhja, ajo që mund të dallohet është një shesh xhirimi ose set fotografik, e dhjetëra njerëz përqark. Elvana qendron në qendër, duke mirëpritur duartrokitjet e brohoritjet e të pranishmëve. Kjo pritej, pasi artistja tashmë dihet që bashkëpunon me shumë më shumë emra, se sa përgjatë karrierës në Shqipëri. Ajo çfarë surprizon është Elvana që bën shenjën e shqiponjës me duar. Një tregues ky se Gjata nuk e ka harruar (ende, të paktën) vendin në të cilin nisi atë çka do ta bënte tejet të dashur për publikun e gjerë.

“Këtë e kemi xhiruar në prill”, shkruan këngëtarja poshtë videos, duke na emocionuar  me gjestin e bërë. Bravo, Elvana! Në galeri do të gjeni postimin e plotë.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF