E djeshmja ka qenë plot surpriza nga Bebe Rexha, pasi InstaStory i saj ishte i mbushur me video e foto nga Shqipëria. Këngëtarja ka zgjedhur vendin tonë për të kaluar një pjesë të pushimeve, e të themi të vërtetën, jo vetëm që nuk ka qenë e vetme në këtë udhëtim, por është rrethuar nga të afërmit e saj po aq të famshëm.
Për të gjithë ata që nuk e dinë ende, Bebe Rexha ka një lidhje fisnore me (tashmë) udhëheqësen e LSI, Monika Kryemadhin. Kjo e fundit ka folur më shumë rreth kësaj marrëdhënie në intervistën tek ‘Xing me Ermalin’, ku ka rrëfyer se nëna e Bebes është kushurirë me Kryemadhin. E mesa duket, kjo nuk mbetet vetëm në rang fjalësh, pasi këngëtarja është parë ditën e djeshme në jaht me vajzën e kryetares së LSI. Për të mos mjaftuar kjo, një lajm i rëndësishëm (që mesa duket Bebe ende nuk kishte qenë në dijeni) ka bërë që artistja të publikojë foton e Kryemadhit në Instagram. “Duhet të falenderoj kushurirën time, Monika Kryemadhin, si liderja e parë e një partie politike në Shqipëri! Shumë krenare. E di që do të bësh më të mirën për vendin. Forca e femrave”, është shprehur ndër të tjera Rexha, që duket se nuk e ka përmbajtur dot entuziazmin. E ku ka më mirë se familja, apo jo? Në galeri do të gjeni postimin e plotë.


Wow! Rita Ora ndryshon look!




Bebe Rexha pa pasaportë?









E pabesueshme ku ndodhet Floriana Garo!




