KreuCelebrity

Kjo paraqitje prej karameleje e Rihanna-s, po çmend internetin!

Sa herë themi ‘Rihanna’, nuk i referohemi vetëm muzikës më të suksesshme pop të momentit apo rebelizmit në skenë: Riri ka një stil që çdokush do ta ëndërronte për veten. E njejta gjë ka ndodhur edhe ditën e djeshme në premierën e ‘Valerian’ në Hollywood, kur këngëtarja nuk mundi të mos tërhiqte vëmendjen me prezencën e saj.

Me shumë sharm e shkëlqim, Rihanna u paraqit e veshur me një fustan përrallor nga Giambattista Valli. Nuk kishin si të mungonin as sandalet me rripa nga Manolo Blahnik, bashkëpunëtori i Riri-t në koleksionin e saj të këpucëve. Fustani me shpatulla të zbuluara, kishte një prerje sa moderne, aq dhe të një stili mbretëror. I shkurtër e i fryrë para, e me bisht tejet të zgjatur nga pas, veshja nuk ishte e veçantë vetëm për këto karakteristika. Ishte ngjyra rozë e lehtë, ajo që e bëri këngëtaren të shndrriste! Me një kombinim perfekt aksesorësh të bardhë, Rihanna bëri atë që di të bëjë më mirë: të jetë mbretëresha e modës.

Duke pozuar para aparateve fotografikë, Riri nuk ishte e vetme në këtë event, pasi krahë për krahë saj qendronte edhe një ndër miket e ngushta të artistes, Cara Delevingne, e cila kishte zgjedhur një futsan metalizato të gjatë, ngjitur pas trupit. Në galeri do të gjeni fotot e Rihanna-s gatë premierës. Ç’mendim keni për këtë paraqitje të sajën?

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF